Udhëzime për sigurinë nga rryma elektrike në ambientet shtëpiake

0
4765
Still Life of an Electrical Wall Outlet Overloaded with Wires and Cables
UDHËZIME PËR SIGURI NË SHTËPI
Që nga mosha e re jemi mësuar të dëgjojmë se rryma është e rrezikshme, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm.
Kontaktoni elektricistin tuaj, nëse:
Siguresat e shtëpisë tuaj kanë defekt ose ndërprerësit fiken vazhdimisht;
Një erë djegie e pazakonshme vjen nga ndonjë pajisje elektrike;
Nëse vjen ndonjë zhurmë nga poçi, ndërprerësi, priza apo pajisje tjetër elektrike;
Kur ndjeni një si shpim gjilpërash në dorën tuaj kur prekni një pajisje elektrike;
Kur poçat elektrike vetvetiu ndizen dhe fiken njëkohësisht.
Këshilla për siguri nga pajisjet shtëpiake
Asnjëherë mos e prekni prizën, ndërprerësin ose ndonjë aparat tjetër elektrik me duar të lagura;
Ndaleni dhe hiqeni nga priza pajisjen që doni ta inspektoni apo pastroni;
Shmangni përdorimin e adapterëve dhe kurrë mos e futni një adapter (përshtatës ) në një tjetër;
Nëse futni një kabllo në prizë, jini të sigurt që e keni futur siç duhet dhe në prizën e duhur;
Rregullisht inspekto pajisjet elektrike. Shiko nëse janë nxehur tej mase, kanë humbje kontakti dhe ndryshk. Pajisjet dhe prizat që nuk i kanë kontaktet e puthitura mire, mund të shkaktojnë djegie dhe zjarr;
Sigurohuni që perdet dhe orenditë të jenë larg nxehmësve;
Sigurohuni, sidomos nëse nxehmësit janë me rregullator të temperaturës. Këta lloj  nxehmësish mund të aktivizohen edhe në kohën kur jeni jashtë shtëpisë;
Asnjëherë mos lini ndonjë gjë mbi nxehmëse;
Nëse keni jorgan elektrik, sigurohuni që keni vepruar sipas instruksioneve të përdorimit. Mos e përdorni atë kur është i lagur, ose kur është i palosur apo i rrudhur;
Mos i përdorni pajisjet elektrike në kopsht kur bie shi;
Thërrisni një elektricist kur keni nevojë për ndonjë riparim;
Kontrolloni kabllot elektrike se mos janë të dëmtuara. Mos i riparoni ato, por zëvendësoni me të reja!  Riparimet që bëjmë në shtëpi, janë burim i zakonshëm i zjarrvënies;
Përdorini kabllot vazhduese vetëm në raste të rralla. Shumë kabllo të kyçura në një qark do ta nxejnë jashtë mase atë dhe kjo shumë shpejt mund të shkaktojë zjarr;
Mos i vendosni kabllot elektrike nën tepih, rrugica ose orendi dhe mos i ngjisni në mur;
Mos i vendosni kabllot elektrike në atë mënyrë që ato të kalojnë nëpër dyer dhe nën tepih, sepse dikush mund të ngatërrohet nëpër kabllo dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike;
Mos vendosni asgjë mbi TV dhe mos e mbuloni atë, sepse mund të nxehet dhe të shkaktojë zjarr;
Mos i vendosni pajisjet elektrike shtëpiake afër lavamanit;
Mos i ngarkoni prizat me shumë pajisje të futura në të. Duke i shkyçur pajisjet që nuk i përdorni, largohet rreziku nga goditjet elektrike dhe zjarret që mundet të shkaktohen nga kjo dukuri;
Sigurohuni që çdo prizë të ketë kapak për t’iu shmangur kontaktit;
Asnjëherë mos i lini llambat elektrike pa poça, ndërroni ato sapo të digjen;
Gjatë stuhive të mëdha (vetëtimë, murmurimë), mos përdorni pajisje elektrike, mund të përdorni vetëm telefonin në qoftë se është një rast urgjent. Mos bëni banjë ose dush;
Sigurohu që shtëpia juaj ka rrufepritës sipas standardeve.
Këshilla për siguri nga rryma elektrike jashtë shtëpisë
Gjeni këshilla dhe udhëzime si të mbroheni  nga rryma elektrike  dhe si t’i parandaloni aksidentet që mund të ndodhin jashtë shtëpisë:
Shmangni mbjelljen e drunjve nën përçuesit elektrikë;
Para se të filloni ndonjë punë kur përdorni shkallët ose skelet, shikoni me kujdes  përçuesit dhe shtyllat elektrike;
Shkallët dhe objektet e gjata  gjithmonë mbani në pozicion horizontal;
Rekomandohet që shkallët të jenë nga druri apo nga ndonjë material izolues;
Mos digjni mbeturina nën përçues elektrikë dhe afër shtyllave  elektrike;
Çfarëdo kabllo ose përçues elektrik që hasni diku, në asnjë mënyrë mos e prekni, sepse mund të jetë nën tension elektrik!  Qëndroni  larg dhe mos i lini të tjerët të afrohen;
Mos i përdorni pajisjet elektrike jashtë  kur bie shi, gjithmonë gjatë përdorimit të tyre jashtë shtëpisë duhet të keni të mbathura këpucë dhe sigurohuni se janë të terura;
Nëse planifikoni të gërmoni në kopshtin tuaj, atëherë sigurohuni që nuk ka kabllo  elektrike nëntokësore. Nëse dyshoni se mund të ketë, thirrni në numat tonë të telefonit dhe ekipet tona do ta verifikojnë ku ndodhen kabllot elektrike, nëse ka;
Nëse shihni një shtyllë të rrëzuar apo të thyer,  për shkak të rrezikut, qëndroni  së paku  5 metra larg dhe lajmëroni sa më parë rastin në numrat tonë të telefonit;
Nëse instaloni në kopsht priza, ato patjetër duhet të jenë adekuate për ambient të jashtëm.