9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Udhëtimi mahnitës i ushqimit në trupin tonë! Mesojini faktet që nuk i keni ditur!

Më të lexuarat

Ushqimet janë burim jetese për njeriun!

A e keni pyetur ndonjëherë veten tuaj sesi ushqeheni?

Energjinë e nevojshme për nevojat trupore ne e sigurojmë nga ushqimet dhe pijet e ndryshme. Megjithatë, çdo ushqim që hamë, për shembull makaronat, mishi apo bananet, fillimisht, ka nevojë të tretet para se të jetë i gatshëm të përdoret nga trupi ynë. Ato përdoren nga qelizat e trupit pasi të jenë tretur. Sheqeri që përmban një banane apo një mollë siguron karburantin për qelizat tuaja dhe rrit energjinë; proteinat që përmban mishi janë thelbësore për rritjen e numrit të qelizave tuaja, pra kështu edhe të trupit tuaj. Tani mundohuni të ktheheni mbrapa në kohë, në foshnjërinë tuaj.Kur lindët, ju ishit afërsisht 2-3 kilogram. Pesha juaj rritet në 30-35 kilogram kur ju jeni 10 vjeç, në 40-50 kilogram kur arrini moshën 15 vjeç dhe 50-60 kilogram kur arrini moshën 20-25 vjeç. Arsyeja për këtë ndryshim kaq tëmadh është fakti që, sasia e ushqimeve që konsumoni i shtohet trupit tuaj me kalimin e kohës.

 

Disa nga këto ushqime sigurojnë energjinë që ju nevojitet për të ngarë bicikletën, për të vrapuar dhe për të luajtur, ndërsa një pjesë e tyre i shtohen trupit tuaj dhe formojnë mishin dhe kockat tuaja. Materialet e tepërta shkarkohenjashtë trupit. Të gjitha këto veprime kryhen në sistemin tuaj tretës. Gjendrat dhe organet si: stomaku, zorrët dhe pankreasi kanë rolin e tyre në proçesin e tretjes. Puna e aparatit tretës është e ngjashme me punën e një rafinerie nafte. Nafta e papastër që vjen në rafineri si material i papërpunuar ku, përpunohet nga makineri të posaçme dhe rafinohet në mënyrë të tillë që të bëhet e përdorshme.

 

Ushqimet që hamë në fazën e parë janë materiale të papërpunuara, më pas ato përpunohen në stomak, në mënyrë që të përdoren nga trupi. Pasi të jenë copëtuar në stomak dhe në zorrë, ushqimet e ngrëna bëhen gati për t’u përdorur si ushqim për qelizat dhe tranportohen në vendet e përshtatshme të trupit nëpërmjet enëve te gjakut. Në një rafineri nafte, nga përpunimi i një substance fillestare, dalin një sërë nënproduktesh, për shembull benzina, e cila përdoret si karburant për automjetet, ose goma që përdoret si shuall për këpucët
tuaja.

 

Ngjashëm, lëndët ushqyese që gjenden në ushqimet që hani,
GJATËSIA TOTALE E APARATIT TRETËS, DUKE FILLUAR NGA GOJA DERI NË FUND TË ZORRËVE, ËSHTË 10 METRA.
Gjëndrat e pështymës sekretojnë pështymë, e cila fillon copëzimin e ushqimit. Ushqimi fillimisht është në formën e karbohidrateve komplekse. Karbohidratet më pas copëzohen në sheqer të thjeshtë. Insulina i tregon mëlçisë që ta ruajë glukozën në formën e glikogjenit. Glukagoni i tregon mëlçisë ta transformojë glikogjenin në glukozë.

 

Kur sasia e sheqerit në gjak është e ulët, pankreasi dërgon hormonin glukagon në mëlçi. Kur sasia e sheqerit në gjak është e lartë, pankreasi dërgon në mëlçi hormonin insulinë. Glukoza përthithet duke kaluar në rrjedhën e gjakut. Enzimat që gjenden në pjesën e fillimit të zorrës së hollë i shpërbëjnë karbohidratet në sheqer të thjeshtë. Pankreasi sekreton disa lloje enzimash në pjesën e fillimit të zorrës së vogël. Glukoza shkon në mëlçi. Mëlçia ruan një pjesë të glukozës si glikogjen. ndahen në yndyrna, sheqerna
dhe karbohidrate në stomakun tuaj. Por, duhet të keni parasysh se, ajo që ndodh në stomakun tuaj pasi keni ngënë një sanduiç të shijshëm, është shumë më e ndërlikuar se ajo që ndodh në një rafineri. Por, për më tepër, këto seri veprimesh, të cilat ne do t’i
diskutojmë më poshtë, nuk marrin pjesë në ndonjë fabrikë gjigande, por në një zonë shumë të vogël brenda trupit tuaj. Gjatësia e plotë e rrugës, nëpër të cilën i duhet të kalojë ushqimit në mënyrë që të tretet, është 10 metra. Kjo gjatësi është afërsisht 6-7 herë më e madhe se gjatësia mesatare e trupit të njeriut dhe është diçka e mahnitshme se, si një kanal i tillë është përshtatur në trupin tonë. Si ka mundësi që një kanal i tillë kaq i gjatë të jetë vendosur në trupin e njeriut? Përgjigjia e kësaj pyetje tregon edhe një herë tjetër që ekziston një projektim i veçantë në krijimin e trupit tonë. Siç mund ta shihni edhe në figurë, meqenëse aparati i tretjes është mbledhur kruspull, pavarësisht nga gjatësia e tij, ai është përshtatur në një zonë shumë të vogël.

 

Kjo formë e veçantë është një projektim i përkryer i Zotit tonë, i Cili ka krijuar çdo gjë. Kjo veçori e sistemit të tretjes është vetëm njëra nga mrekullitë që Allahu ka krijuar në trupin tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit