6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

UBDM për rastin “Khashoggi”: Turqia i mbajti leksion botës se si trajton krizat

Më të lexuarat

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (UBDM) vlerësoi qëndrimin e Turqisë në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor brenda Konsullatës saudite në Stamboll.

Zëvendëspresidenti i UBDM-së Ahmed er-Raysuni në një prononcim foli për qëndrimin e Republikës së Turqisë dhe Departamentit të Sigurisë në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

“Shteti i Turqisë dhe njësitet policore të vendit në rastin e vrasjes së Khashoggit treguan një përvojë të paparë deri më tani, objektivitet dhe profesionalizëm”, tha Raysun, duke shtuar se Prokuroria turke në këtë rast është mbështetur vetëm në dëshmi shumë të forta dhe të sigurta.

Raysuni më tej shtoi se Turqia do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj dhe të jetë objektive në këtë rast.

“Turqia i ka mbajtur leksion botës se ‘si menaxhon krizën’. Ajo tregoi një qëndrim neutral. Presidenti dhe ministrat nuk kanë nisur asnjë fushatë në kurriz të këtij rasti dhe as nuk morën qëndrime politike. Të gjithë punën ia lanë policisë dhe inteligjencës për të përcaktuar se çfarë ndodhi me të vërtetë”, tha Raysuni.

Ai gjithashtu theksoi faktin që presidenti Recep Tayyip Erdoğan rreth rastit foli pas tre javësh, kjo tregon se nuk flitet për përfitime politike. Përkundrazi, siç theksoi Raysuni, Turqia ka treguar se sa është e suksesshme në kontekstin e menaxhimit dhe këtë ka mundur ta shohë e gjithë bota.

Raysuni tha se 15 personat e arrestuar që lidhen me vrasjen e Khashoggit duhet t’i nënshtrohen një procesi para gjyqësorit turk, për çka Turqia gjithashtu i dërgoi një letër zyrtare Arabisë Saudite duke kërkuar ekstradimin e tyre.

“Turqia është një vend që mund të gjykojë në mënyrë të pavarur njerëzit e përfshirë në vrasje”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit