7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

U varros Selver Haradinaj, i vrarë në sulmin terrorist në Mitrovicë

Më të lexuarat

Sipas banorëve të kësaj zone, viktima Selver Haradinaj shquhej për qëndrimet e pathyeshme për të jetuar në këtë pjesë të vendit, përkundër tendencës së disa grupeve serbe për t’i larguar shqiptarët nga pronat e tyre në veri.


Viktima Selver Haradinaj, 38 vjeçar, është varrosur të dielën në orët e vona në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në praninë e katër fëmijëve të tij, familjarëve të tjerë dhe qytetarëve të shumtë të Mitrovicës. Haradinaj ishte vrarë të dielën në orët e para të mëngjesit, deri sa ishte duke fjetur në banesën e tij në veri të Mitrovicës, në një sulm terrorist me eksploziv.
Zyrtarë komunalë, disa deputetë, familjarë, të afërm, miq dhe shokë, si dhe shumë bashkëqytetarë, i dhanë lamtumirën e fundit, duke dënuar ashpër vrasjet e shqiptarëve në veri, të kryera me motive të qarta të spastrimit etnik të veriut të Kosovës.
Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se ka qenë një sulm makabër që ka tronditur të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe se ky rast nxjerr në pah nevojën urgjente që strukturat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, të izolojnë strukturat kriminale serbe që po terrorizojnë qytetarët joserbë.
Ai ka apeluar tek popullata shqiptare në veri për gjakëftohtësi dhe maturi, dhe të mos bien pre e provokimeve, sepse synimi i ektremistëve serbë është destabilizimi i Kosovës.
Teuta Mustafa, e afërt e familjes Haradinaj, ka shpreh kritika të ashpra ndaj qeveritarëve të vendit, të cilët janë të interesuar të blejnë vetura të shtrenjta dhe të mendojnë për luksin e tyre dhe jo t’i mbrojnë qytetarët e vednit.
Në anën tjetër, Fikrije Haradinaj, bashkëshortja e viktimës, u shpreh e pakënaqur me përkushtimin e institucioneve shtetërore ndaj shqiptarëve që jetojnë në veri dhe familjes së saj. Ajo thotë se veç skamjes që ka pasur deri më tani, tash duhet të përballet edhe me problemet e mbijetesës, t’ua sigurojë fëmijëve të traumatizuar një jetë dhe një “kulmb mbi kokë”, pasi krimenelet ia vranë burrin.
Ajo thotë se gjendja shëndetësore e fëmijëve është më e mirë, por traumatizimi që kanë përjetuar ata, nuk do t’u kalojë tërë jetën.
Mitrovicë: Sulm te “tre rrokaqiejt”, vritet një shqiptar
Një shqiptar 38 vjeçar ka humbur jetën si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues, në banesën e tij në veri të Mitrovicës.
Rasti është regjistruar rreth orës 01:20min, pas mesnatës së ditës së sotme, në rrugën “Kolashini” në zonën e “tre rrokaqiejve”.
Mjeti eksplodues, që mendohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të jetë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës, në katin përdhes të familjes Haradinaj. Në këtë sulm plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima Selver Haradinaj (1974), kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit