12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

U sulmuan 50 milionë llogari në Facebook, rekomandohet ta ndërroni passwordin

Më të lexuarat

Facebook ka njoftuar sot se pothuajse 50 milionë përdorues të tij sot janë sulmuar në llogaritë e tyre.

Kompania thotë se e ka njoftuar policinë, ndërsa e kanë kuptuar gjatë ditës së martë. Por, sot, ditë e premte, disa prej përdoruesve të Faceookut që janë sulmuar, janë nxitur ta rihapin Facebookun e tyre, pa e kuptuar arsyen pse u është bërë “Log out”, transmeton Koha.net.

Kompania tha se sulmuesit kanë shfrytëzuar cenueshmërinë e funksionit “View as” për të fituar kontroll mbi llogaritë e përdoruesve.

Gabimi është rregulluar, tha shefi i sigurisë së firmës, Guy Rosen.

“Meqë sapo i kemi nisur hetimet, nuk e kemi përcaktuar ende nëse këto llogari janë keqpërdorur ose nëse (sulmuesit) kanë arritur te ndonjë informacion. Po ashtu, nuk e dimë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve dhe ku ndodhen ata”, tha Rosen.

“Privatësia dhe siguria e njerëzve janë shumë të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ka ndodhur”, shtoi ai.

E për këtë, kompania rekomandon t’i ndërroni passwordat aktual që i keni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit