9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

U sulmua nga Rama, replikon ashpër Ilir Meta: Ai që kërcënoi komisarë e opozitarë, bëri gabim fatal që kërcënoi Presidentin!

Më të lexuarat

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje më shumë sesa të ashpër, kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi hapur dje deri edhe para trupit diplomatik, për mosdekretimin e kandidatit për Ministër të Jashtëm të vendit.

Meta, në mesazhin e tij në Fb, e ka akuzuar Ramën për përfshirje direkte në fshehjen apo tentativën për të mbuluar, disa skandale të bujshme dhe i ka bërë të ditur në përfundim se “nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit