14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

U realizua raundi i nëntëmbëdhjetë nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian”

Më të lexuarat

Dje u realizua raundi i nëntëmbëdhjetë nga projekti i quajtur si “Gostivari me refugjatët sirian”, projekt i iniciuar nga ana e pronarit të Market Keta, Bejtullah Jakupi, transmeton zhurnal.mk

Ky projekt ka për qëllim që t`i dilet në ndihmë refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika të cilët po kalojnë transit nëpër Maqedoni. Ndihmat mblidhen në Gostivar dhe dërgohen në Kumanovë e prej aty në Tabanoc ku i shpërndahen refugjatëve nga aktivistët në terren.

Projekti në fjalë ka marr jehonë të madhe në popull ku përkrahja e tij po rritet në mënyrë të vazhdueshme.

Kësaj radhe u nis një furgon me ndihma në rroba për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, transmeton zhurnal.mk

Raundi i nëntëmbëdhjetë përveç përkrahjes së Bejtullah Jakupit, gjeti përkrahje edhe nga Dr.Xhemil Nesimi, Kujtim Imeri, Arlind Rexhepi, Fadil Miftari, Aqif Rushiti, Erol Musliu, Hisa Ajdini, Enes Jusufi, Azir Sadiku, Naxhi Sadiku, Enver Mamudi, Mustafa Saliu, Milaim Saliu, Halim Ramadani dhe hoxha Mr.Kujtim Mirzo (Dibër).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit