8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

U lëshua në përdorim Minarja e Xhamisë së Koçanit

Më të lexuarat

Më datë 08. 01. 2015 një delegacion i prirur nga kreu i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Myftiu i Gostivarit dhe nga Shefi i kabinetit të Kryetarit të BFI-së, lëshuan në përdorim minaren e xhamisë së Koçanit.

Fillimisht të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Maqedonisë Lindore H. Isa ef. Ismali, i cili duke falënderuar delegacionin e BFI-së me në krye Reisul Ulemanë për prezencën e tyre në këtë akt madhështor, shprehu falënderime më të përzemërta për të gjithë donatorët që kontribuan në ngritjen e kësaj minare.
Ndërkaq, në fjalën e vet të rastit. Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, fillimisht përgëzoi xhematin e këtij vendi për ndërtimin për herë të parë të minares duke thënë: “Unë dua që çdo objekt fetar (mesxhid) të ketë minare, ngase minarja e zbukuron xhaminë dhe vendin dhe është simbol i pranimit të popullatës myslimane në vendbanimet gjegjëse. Është lehtë të ndërtosh xhami me minare në Shkup, Tetovë e Gostivarë por është shumë vështirë që xhamisë t’ia ngrisish një  minare në Maqedonin Lindore – Koçani. Prandaj, e lus me gjithë shpirt Allahun Mëshirëplotë që këshillin iniciues për ndërtimin e kësaj minare ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme, ndërsa donatorëve Zoti inshallah ua shumëfishon pasurinë e tyre.
Xhemati i xhamisë së Koçanit kishte përgatitur një program modest me disa ilahi dhe kaside të cilat i interpretuan para vënies në funksion zyrtarisht të kësaj minare.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit