11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

U kërkonte favore seksuale të ftuarve meshkuj në emision, arrestohet Kika i Big Brother

Më të lexuarat

I njohur si Kika i “Big Brother 8”, Kreshnik Husaj është arrestuar pas disa akuzave nga një sërë njerëzish. Ai drejtonte një emisionin “The one show nga Kika” në televizionin shqiptar “Channel One”. Por mesa duket ky emision është kthyer në një vend i mbytur në mashtrim, favore seksuale dhe përvetësimin e parave nga Kika.

Prej rreth dy javësh Kika është arrestuar nga policia e Tiranës pas 30 denoncimesh që i janë bërë nisur nga bashkëpunëtoret e emisionit e deri tek viktimat e mashtruara.

E para që e ka denoncuar ka qene bashkëpunëtorja e tij Zaida Çobo e cila shprehet duke thënë:

“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq.”

Po ashtu Kika është denoncuar edhe nga vajza pjesëmarrëse të emisionit të cilat kanë thënë se i kanë paguar atij 300 euro në këmbim të promovimit si prezantues në emisionin e tij.

Një grup djemsh kanë qenë denoncuesit e radhës, ë cilët kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit