6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

U dënua sepse ua kishte humbur kohën muslimanëve

Më të lexuarat

Një ditë, Ebu Xhafer El-Mensuri, njëri nga udhëheqësit abasit, ishte duke ndenjur. Në ato momente erdhi një njeri i cili donte që t’i tregojë shkathtësitë e tij para udhëheqësit me anë të disa lojërave që ai i dinte. Solli disa pjata dhe filloi që t’i hedh në ajër, duke mos i rënë asnjëra në tokë.

Ebu Xhaferi i tha: “E çka pastaj?”

Njeriu nxori një numër të madh të shkopinjve. Secili shkop, në secilën anë, kishte nga një vrimë për ta ngjitur shkopin tjetër. Njeriu e hodhi shkopin e parë dhe e ngjiti në mur, pastaj e hodhi tjetrin, i cili hyri në vrimën e shkopit të parë, duke vepruar kështu edhe me shkopinjtë e tjerë, pa lejuar që ndonjëri prej tyre të bie në tokë.

Kur përfundoi, ai priti që udhëheqësi i muslimanëve ta shpërblejë për shkathtësitë e tij.

Por, ndodhi e papritura, ai urdhëroi që njeriu të rihet me shkop, sepse ishte bërë shkaktar që t’ua humb kohën muslimanëve duke u marr me lojëra të padobishme.

Mesazhi:
Muslimanit nuk i ka hije të humb kohën me gjëra të parëndësishme. Ai fiton gjithmonë nga koha që ia ka falur Allahu i Madhërishëm, madje edhe kur pushon dhe s’bën asgjë. I mjafton meditimi!

brezi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit