9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Tymosja pasive e duhanit

Më të lexuarat

Secili ka të drejtë të thithë ajër të pastër! – pa tym duhani

Tymosja pasive e duhanit është thithja e tymit të duhanit të konsumuar nga të tjerët. Thithja pasive e duhanit shkakton 30 fishin e vdekjeve nga kanceri i mushkërive të shkaktuara nga të gjithë ndotësit e mbledhur së bashku.

Tymi i duhanit përmban jo më pak se 4000 përbërës të ndryshëm kimikë. Shumë nga këta përbërës janë të dëmshëm për shëndetin, ndërsa 50 prej tyre tashmë dihet se shkaktojnë kancerin. 15 % e tymit të një cigareje thithet nga personi që pi duhan, ndërsa pjesa tjetër, prej 85 %, kalon drejtpërsëdrejti në ajër. Pirja “pasive” e duhanit nuk është vetëm një bezdi për njerëzit që ndodhen përçark. Ajo paraqet një rrezik serioz për shëndetin.

Pirja “pasive” e duhanit:

– Shkakton kollë, ftohje, dhimbje veshësh dhe ataqe astme.
– I bën rrobat dhe flokët me erë të keqe.
– Prish aromën dhe shijen e ushqimit.
– Shkakton skuqje, kruarje dhe lotim sysh.
– Mbyt dhjetëra-mijëra joduhanxhinj për çdo vit prej kancerit të mushkërive.

 /Fexhrie Kaçiu/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit