9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Twitteri pranon t’i këtë përdorur të dhënat e përdoruesve pa lejen e tyre

Më të lexuarat

Twitteri ka thënë këtë javë se mund t’i ketë përdorur të dhënat për reklama të personalizuara pa lejen e përdoruesve si pasojë e problemeve në veçoritë e ueb-faqes.

Kompania tha se vetëm pak ditë më parë i ka zbuluar këto lëshime dhe i ka rregulluar të hënën, ndonëse ende s’e ka përcaktuar se kush mund të ketë qenë i prekur nga këto probleme, raporton Reuters.

Të dhënat e konsumatorit janë mjet i fuqishëm që kompanitë i shfrytëzojnë për të vendosur se ku t’i vendosin reklamat e tyre, çfarë përmbajtje të shfaqin, dhe cilët konsumatorët mund të jenë të interesuar për produktin e tyre, transmeton Koha.net.

Kompani të mëdha teknologjike kanë qenë në qendër të kritikave nga rregullatorë në mbarë botën për shkak të praktikave të tyre për shpërndarjen e të dhënave.

Të dhënat që Twitteri tha se mund të jenë përdorur përfshijnë kodin shtetëror të përdoruesit, ndërveprimin e detajuar të tyre me një reklamë specifike dhe ndërhyrjet e bëra në lidhje me pajisjen që e kanë përdorur.

“Ju na besoni neve për t’i ndjekur zgjedhjet tuaja, dhe ne dështuam këtu”, ka shkruar Twitteri në ueb-faqen e saj, bashkë me një kërkimfalje dhe një premtim për të ndërmarrë hapa që të mos përsëritet “gabimi”./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit