17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Twitter nuk do t’i numëroj fotot dhe linkat si karaktere në cicërima

Më të lexuarat

Twitter është duke bërë një ndryshim të madh në mënyrën se si ajo numëron karakteret në cicërimat që bëhen brenda rrjetit social, duke i dhënë përdoruesve më shumë liri për të postuar mesazhe më të gjata.

Rrjeti social së shpejti do të ndalojë së numëruari linkat dhe fotot, si pjesë e limit të saj prej 140-karaktereve për mesazhe, tuhhet sipas një personi të njohur me këtë çështje.

Ndryshimi mund të ndodhë në dy javët e ardhshme, ka thënë personi që preferoi të mbetet anonim për shkak se vendimi nuk është ende publik.

Linkat aktualisht marrin deri 23 karaktere, edhe pas Twitter automatikisht  i shkurton ato. Kompania nuk pranoi të komentojë për këtë ndryshim, transmeton Telegrafi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit