7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqit do të konsumojnë rreth një mijë ton bakllava në ditë e parë të Bajramit

Më të lexuarat

Tregjet e Turqisë do të mbushen me lloje të ndryshme të bakllavasë me ardhjen e festës së Ramazan Bajramit.

Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave për Anadolu Agency (AA) tha se punët në këtë sektor shtohen me afrimin e Bajramit.

Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandashme e sofrave të Ramazanit dhe Bajramit. Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit.

“Ne parashikojmë se vetëm gjatë festës së Bajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen një mijë tonë bakllava”, tha Yildirim./30 ditet/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit