7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia vizitohet nga mbi 41 milionë turistë në 10 muaj

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Turqia ka pritur mbi 41 milionë vizitorë në periudhën 10-mujore janar-tetor 2018 duke tejkaluar objektivin e sivjetmë prej 40 milionë turistësh…

Turqia është vizituar nga mbi 41 milionë turistë në periudhën 10-mujore janar-tetor të vitit 2018.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Turqia ka pritur mbi 41 milionë vizitorë në këta 10 muaj duke tejkaluar objektivin e sivjetmë prej 40 milionë turistësh.

“Gjatë këtyre 10 muajve, Turqia ka pritur 35 milionë e 571 turistë të huaj  duke shënuar një rritje me 22,43 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa së bashku me 5 milionë e 217 mijë e 193 qytetarët turq rezidentë jashtë shtetit, sipas të dhënave të Institutit Turk të Statistikave (TUIK) për periudhën 9-mujore janar-shtator të këtij viti, numri i përgjithshëm i vizitorëve deri në fund të muajit të kaluar rezulton mbi 41 milionë.

Në renditjen e vendeve që kanë dërguar më shumë vizitorë në Turqi, vendin e parë e zë Rusia me një rritje prej 16,09 për qind, të dytin Gjermania me 11,68 për qind rritje dhe të tretin Anglia me 6,07 për qind rritje. Pesë vendet e para i plotësojnë respektivisht Bullgaria dhe Gjeorgjia.

Turqia është vizituar deri në fund të tetorit 2018 nga 5 milionë e 724 mijë 672 turistë rusë, 4 milionë e 155 mijë e 646 turistë gjermanë dhe 2 milionë e 158 mijë e 304 turistë britanikë.

Kurse numri i vizitorëve të huaj që kanë ardhur në Turqi gjatë muajit tetor 2018 është 3 milionë e 755 mijë e 467, shifër kjo që rezulton 25,48 për qind më e lartë sesa ajo e tetorit të vitit të kaluar.

Renditja ka qenë e njëjtë edhe në tetor 2018. Vendin e parë e ka zënë përsëri Rusia me 604 mijë e 73 turistë dhe një rritje prej 16,09 për qind, të dytin Gjermania me 589 mijë e 626 turistë dhe një rritje prej 15,7 për qind, ndërsa të tretin Anglia me 265 mijë e 217 turistë dhe një rritje prej 7,04 për qind. Pesë vendet e para janë plotësuar sërish nga Bullgaria dhe Gjeorgjia”, thuhet në një komunikatë të shkruar të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit