20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqia vijon zhvillimin e ilaçit kundër kancerit

Më të lexuarat

“Në mënyrë që ky ilaç të marrë vendin e tij në farmaci dhe të shërojë të sëmurët duhet të përfundojnë punimet para klinike dhe klinike dhe duhet të kalojë edhe disa procese”, tha Varank

 

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank ka ekzaminuar nga afër punimet për ilaçe vendore të nisura nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK) për përdorimin në trajtimin e kancerit në zonën e kokës dhe qafës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë kësaj vizite për herë të parë janë filmuar punimet në mjedisin laboratorik për zhvillimin e ilaçit biosimilar vendor kundër kancerit.

Sipas një njoftimi nga ministria, ministri Varank ka vizituar Qendrën për Hulumtime Marmara të TÜBİTAK-ut. Ai me këtë rast është informuar në lidhje me projektin për zhvillimin dhe prodhimin e ilaçit vendor biosimilar për luftimin e kancerit (BIOSIM).

Ai tha se e viziton këtë laborator për të dhënë mbështetje dhe për të treguar rëndësinë e kushtuar për këtë projekt. “BIOSIM është një projekt për zhvillimin e një ilaçi biosimilar kundër kancerit të kokës dhe qafës. Kjo është një teknologji shumë e rëndësishme. Kemi ilaçe që mund të prodhojmë 180 biosimilare të tilla të ndryshme. Shpresoj se me teknologjinë dhe infrastrukturën e zhvilluar këtu do t’i prodhojmë këto ilaçe në Turqi dhe duam që paratë të mbetet në shtetin tonë”, tha Varank.

Sipas tij, ilaçi kundër kancerit BIOSIM është prodhuar në mjedis laboratorik. “Në maj të vitit 2019 do t’i dorëzohet kompanisë. Ky ilaç është zhvilluar në bashkëpunim publik dhe industrial dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Në mënyrë që ky ilaç të marrë vendin e tij në farmaci dhe të shërojë të sëmurët duhet të përfundojnë punimet para klinike dhe klinike dhe duhet të kalojë edhe disa procese”, theksoi Varank.

“Vlera e kilogramit, 1 milion dollarë”

Drejtori i Institutit Bioteknik dhe të Inxhinierisë Gjenetike të TÜBİTAK-ut, Şaban Tekin tha se “Ilaçi i zhvilluar në kuadër të BIOSIM-it përdoret në trajtimin e kancerit të kokës dhe qafës. Ne e zhvillojmë qelizën duke filluar nga gjeni. E zhvillojmë qelizën që prodhon antitrupa. Qeliza e zhvilluar do t’i dorëzohet kompanisë që e menaxhon projektin. Ata pas punimeve para klinike dhe klinike do të realizojnë aplikimin për licencë dhe vendosjen në treg”.

Ai më tej shtoi se “Vlera e kilogramit (të ilaçit) është 1 milion dollarë. Këto janë produkte me vlerë kaq të shtuar. Turqia tanimë po e zhvillon këtë teknologji”.

Në deklaratë thuhet se në trajtimin e kancerit në masë të madhe po përdoren ilaçet kimike të kimoterapisë, por që gjatë viteve të fundit vendin e këtyre ilaçeve kanë filluar ta marrin ato bioteknologjike. Këto ilaçe prodhohen me metoda të biologjisë molekulare dhe të inxhinierisë gjenetike të cilat kërkojnë një teknologji të lartë. Ato prodhohen duke përdorur qeliza të gjalla. Në krye të ilaçeve bioteknologjike që përdoren në trajtimin e kancerit janë Antitrupat Rekombinant. Këto ilaçe i synojnë vetëm qelizat kancerogjene në trup dhe lidhen me ta duke moslejuar shumimin e këtyre qelizave.

Industria farmaceutike ka potencial të madh kërkimi dhe zhvillimi. Prandaj Turqia ka nisur projektin e Teknologjive Kombëtare, e cila investon në zhvillimin e produkteve vendase në të gjithë sektorët, përfshirë prodhimin e ilaçeve. Turqia aktualisht importon të gjitha barnat bioteknologjike, por dëshiron të ketë një produkt të tillë vendas, i cili njihet edhe si produkt i teknologjisë së përparuar.

Tregu farmaceutik në botë është me vlerë 1.2 trilion dollarë, prej të cilave 260 miliardë dollarë janë pjesë e barnave bioteknologjike. Ende nuk dihet çmimi i ilaçit të cilin Turqia e prodhon dhe në vitet në vijim do të futet në treg, por pritet të jetë dukshëm më i lirë sesa ilaçet e importuara dhe është e sigurtë se do të eksportohet edhe në vende të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit