7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia ultimatum Amerikës

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë ultimatum Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulenit, i cili është akuzuar nga presidenti turk për organizimin e tentim grusht shtetit të 15 korrikut, transmeton CNN.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogan i ka dhënë ultimatum Amerikës që të zgjedhë mes marrëdhënieve me Turqinë dhe Gulenin, ish-aleat i Erdoganit, i cili jeton në Pennsylvania, transmeton Koha

Turqia ka kërkuar ekstradimin e tij, derisa Guleni ka mohuar përfshirjen në tentim grusht shtet. Washingtoni ndërkohë ka tentuar të ftohë rastin e Gulenit, por lideri turk gjatë vizitës në Rusi ka përsëritur se Turqia do ekstradimin e Gulenit.

“Herët apo vonë Amerika do të marrë vendim. Ose Turqia ose Feto”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar lëvizjes që kryesohet nga Guleni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit