12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Turqia thithi 12,3 miliardë dollarë investime të huaja në 2016

Më të lexuarat

Presidenti i WAIPA, Arda Ermut thotë se në vitin 2016 Turqia ka thithur 12,3 miliardë dollarë investime direkte ndërkombëtare pavarësisht të gjithave zhvillimeve negative.

Kryetari i Unionit të Agjencisë së Kryeministri për Mbështetjen dhe Promovimin e Investimeve në Turqi dhe Shoqatave të Agjencive Botërore të Investimeve (WAIPA), Arda Ermut tha se në vitin 2016 Turqia ka thithur 12,3 miliardë dollarë investime direkte ndërkombëtare pavarësisht të gjithave zhvillimeve negative.

Në një vlerësim Presidenti i WAIPA, Ermut tha se sipas shifrave të raportit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) në lidhje me investimet kemi rënie të tërheqjes së investimeve direkte të huaja (IHD) nga ekonomitë e vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim.

“Përkundër të gjitha vështirësive të vitit 2016, Turqia arriti të thithë 12,3 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta ndërkombëtare. Në investimet direkte të huaja nga zero, të cilat kanë dhënë kontribute serioze në zhvillimin tonë ekonomik, në punësim dhe industrinë tonë, vitin e kaluar shënuan një rritje në masën 55%”, shtoi ai.

Turqia është një vend i rëndësishëm për investitorët ndërkombëtarë, që duan të bëjnë investime të drejtpërdrejta, me popullsinë e saj të re dhe në rritje, ekonominë e saj dinamike që rritet me një rezistencë të fuqishme dhe pozicionin e saj strategjik që siguron mundësi të jashtëzakonshme qasjeje në tregjet rajonale, u shpreh Ermut duke vënë në dukje rëndësinë që u kushton vullneti politik investime direkte, si një diçka shtesë ndaj shumë avantazheve e përparësive që ka.

“Reformat e bëra për këtë qëllim e bëjnë Turqinë më tërheqëse dhe rrisin besimin e investitorëve ndërkombëtarë ndaj Turqisë”, shtoi ai.

Sipas të dhënave të UNCTAD, vitin e kaluar, IHD-të në të gjithë botën u realizuan në shifrën e 1,75 trilionë dollarë, duke shënuar një rënie me 2% vitin e kaluar.

Sipas raportit të UNCTAD-it Turqia është vendi më aktiv edhe në fushën e nxitjes reciproke dhe mbrojtjes së investimeve. Ajo ka nënshkruar 7 marrëveshje për investime ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Turqia ndiqet nga Kanadaja, Maroku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me nga 4 marrëveshje ndërkombëtare në investime. Kurse Irani dhe Nigeria vitin e kaluar arritën të lidhin nga 3 kontrata për investime ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit