12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Turqia teston dronin e parë të prodhimit vendor me sukses

Më të lexuarat

Turqia si një prej shteteve kryesore në prodhimin dhe zhvillimin e mjeteve ajrore, Turqia ka testuar sonte me sukses brezin e ri të droneve të cilët janë të zhvilluara dhe të prodhuara në Turqi, raporton AA. Droni “Bayraktar TB2” i pajisur me sisteme të avancuara të armeve dhe municioneve ka kaluar testin me sukses në goditjen e shënjestrave dhe objektivave të caktuara në një distancë prej tetë kilometrash.

 

Bëhet fjalë për drone të cilat mund të përdoren për zbulime dhe misioneve luftarake dhe janë në inventarin e ushtrisë së Turqisë, policëve dhe xhandarmerisë turke për të tretin vit. Droni TB2 mund të fluturoj deri në 27 orë dhe mund të përdoret në misione të brendshme dhe të jashtme. Elektronika, softveri dhe të gjitha segmentet të TB2-shit janë të prodhuara nga kompanitë turke. Sistemi i avancuar i armëve MAM-L është prodhim i kompanisë turke Rokestan./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit