7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia riatdheson 220 ton ar

Më të lexuarat

Në Bursën e Stambollit (BIST) filloi të ruhen 220 ton flori, ku përveç arit të Bankë Qendrore turke (TCMB) bën pjesë edhe ari i siguruar jashtë shtetit nga banka “Halk Bank”.

Ndërkaq kanë nisur veprimet për të sjellë në atdhe arin që kanë të depozituar jashtë shtetit edhe bankat e tjera si: “Ziraat” dhe “VakıfBank”.

“Ziraat Bank” aktualisht ka në pronësinë e saj në Londër 95 ton ar, kurse “Vakıfbank” zotëron në Londër 57 ton ar.

Rezervat e arit bruto të Bankës Qendrore (TCMB) përbëhen nga rezervat e veta neto të arit dhe rezervat që janë në pronësi të bankave të tjera.

Shuma e arit në zotërim të Bankës Qendrore turke (TCMB) në llogaritë e sistemit të Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FED) në vitin 2016 figuronte rreth 28,7 ton, kurse në fund të 2017-ës kjo llogari është boshatisur.

Në këtë kontekst, rezerva e arit pranë Bursës së Stambollit (BIST) ka arritur në 37,2 ton.

Edhe banka “Halk Bank” i ka sjellë në Turqi rezervat e saj arit që ka pasur jashtë shtetit dhe ia ka dorëzuar kompanisë që menaxhon Bursën e Stambollit (BIST).

Shuma në total e arit të sjellë në atdhe llogaritet në 220 ton. Nga kjo shumë 29 ton i përkasin “Halk Bank”.

Rezervat e arit bruto të Bankës Qendrore (TCMB) përbëhen nga rezervat e veta neto të arit dhe rezervat që u përkasin bankave të tjera.

Sipas gjendjes së fundit, deri në fund të vitit 2017 rezervat në ar të Bankës Qendrore turke kanë qenë 564 ton, nga të cilat 200 ton i ka të veta, ndërsa 364 tonë ari u takojnë bankave të tjera në sistem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit