TURQIA REAGON FUQISHËM NDAJ “AKTIVITETEVE KOLONIALISTE” TË IZRAELIT NË PALESTINË

0
39

Izraeli vijon të ndërtojë me shpejtësi vendbanime të reja çifute në territoret e pushtuara të Palestinës, ndërkohë që në procesin e paqes në Lindje të Mesme nuk është shënuar aspak progres.

Së fundmi është hapur tenderi për ndërtimin e shumë njësive banimi shtesë pranë atyre ekzistuese në Har-Homa dhe Pisgat-Zev.

E megjithatë Tel-Avivi zyrtar nuk mjaftohet me kaq, pasi qeveria miratoi edhe ndërtimin e shtëpive të reja në vendbanimin e quajtur Talpioti Lindor.

Për më tepër, Ministria izraelite e Punëve të Brendshme dha pëlqimin e parë për transferimin e Kolegjit Kombëtar të Mbrojtjes në një truall pranë Malit të Ullinjve në Jerusalemin Lindor.

Nga ana tjetër, Republika e Turqisë vazhdon të reagojë fuqishëm ndaj të gjitha këtyre nismave të Tel-Avivit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse minojnë Procesin e Paqes në Lindje të Mesme.

“Izraeli, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, duhet të përmbushë përgjegjësitë për paqe të qëndrueshme në Lindje të Mesme dhe t’u japë fund një orë e më parë të gjitha aktiviteteve, që dëmtojnë terrenin e paqes”, theksohet në deklaratën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme. /trt/kohaislame