3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Turqia prodhon robot shtëpiak

Më të lexuarat

Një firmë turke ka prodhuar një robot me emrin “Ada”, i cili do t’u vijë në ndihmë amvisave dhe do të kryejë shumë punë në banesë.

Roboti me emrin “Ada”, i zhvilluar nga një kompani programimi (informatik), e cila 6 vite më parë ka prodhuar në Konya robotin e parë me licencë të Turqisë, do të jetë ndihmësi më i madh i amvisave.

“Ada” sipas komandës që do të marrë do të bëjë shumë punë në shtëpi, si për shembull: do të bëjë kafe, do të gatuajë, do të programojë makinën e larjes së enëve dhe frigoriferin.

Në lidhje me këtë zhvillim drejtori i Bordit Drejtues të firmës teknologjike që ka zhvilluar robotin “Ada” Ëzgyr Akën (Özgür Akın) bëri këtë vlerësim: “Ne robotët më shumë i përdorim në ato fusha që do tu shërbejnë njerëzve dhe jo në fushat industriale. Dhe për këtë kategori robotësh na vijnë shumë ide të reja. Reagimet më interesante na kanë ardhur nga amvisat, të cilat na pyesin: “Po për ne nuk do të prodhoni robotë?”.

Akën thotë se firma e tij kryen edhe punime robotike.

“Roboti ynë, i cili do të prodhohet me konceptin që jetë në gjendje të programojë frigoriferin, makinën larëse, të përdorë sobën ose të përgatisë kafen dhe omletën për mëngjes, pas një kohe të shkurtër do të fillojë të përdoret në shtëpitë tona. Këtë lloj roboti ne e kemi zhvilluar sipas kërkesave të shumta që na kanë ardhur nga shtëpiaket”, sqaron ai.

Akën shton se punimet në këtë drejtim do të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër.

“Njërin prej robotëve tanë ju mund ta blini 10 herë më të lirë se një robot të importuar nga jashtë shtetit. Përveç kësaj me përjashtim të qarqeve të integruar (çip) çdo pjesë e tij është prodhim plotësisht vendor”, cilësoi drejtori i firmës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit