9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia pretendon rekord humaniteti në kushte lufte: asnjë civil i vrarë në Afrin

Më të lexuarat

Me ndërmarrjen e një invazioni ushtarak në veri të Sirisë, ku me të ashtuquajturin “Dega e Ullirit” po tenton të godasë grupimet kurde të cilat i konsideron si terroriste, Turqia po synon të promovojë dhe një dimension të munguar human në raste luftrash: mosvrasjen e civilëve të pafajshëm.

E për këtë pretendohet se deri më tani, ushtria turke ka arritur një rekord pasi nuk ka vrarë asnjë civil përgjatë sulmeve të kryera prej saj.

E pohoi këtë zëvendëskryeministri dhe njëherësh zëdhënësi i qeverisë turke, Bekir Bozdag.

“Deri më sot në operacionet e TSK-së (Forcave të Armatosura të Turqisë) jo që të ketë patur humbje jete, por nuk ka patur as edhe civil të lënduar”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, nr. 2 i qeverisë së Ankarasë, tha se asnjë shtet nuk duhet t’i mbështesë organizatat terroriste, duke përfshirë edhe Amerikën.

“Të gjithëve u themi shumë qartë, kush i mbështet këto, kush i mbron këto Turqia do të jetë përballë atyre. Ne në fushë luftojmë kundër terroristëve. Në rast se dikush vjen për të mbështetur terroristët do të luftojmë edhe me ato”, tha zyrtari i lartë turk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit