7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia pret mbështetje nga Shqipëria në luftën kundër FETO

Më të lexuarat

Kryediplomati i Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ka vizituar të martën Shqipërinë në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, ku ministri Çavushollu është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa“, ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Çavushollu, pas marrjes së çmimit ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, ku është ndalur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, mbështetjen e shtetit turk për Shqipërinë, si dhe në aktivitetet e organizatës terroriste FETO në botë, por edhe në Shqipëri. Ministri i Jashtëm i Turqisë, ka theksuar se Turqia pret mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO.

Jam shumë i lumtur që jam në këtë shtet të bukur me rastin ndarjes së çmimeve në shkencë dhe art. Edhe më parë kam marrë tituj të tillë nga universitet në botë, por të marr një çmim nga universiteti që mban emrin Mehmet Akif Ersoy, për mua është një ndjenjë shumë e veçantë. Ne mundohemi të jemi shembull për gjithë botën me politikat tona. Ne po marrim masa për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit. Mundohemi që të jemi afër personave të grupeve, vurnerabël, t’i ndihmojë ato, duke filluar nga pjesa e papunësisë, problemet ekonomike. Ju përcjell mesazhet e presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Një Shqipëri stabile do të thotë një Turqi e fortë. Shqipërinë ne e mbështesim dhe japim ndihmën tonë për Shqipërinë mike, që është anëtare e NATO-s. Ne në Shqipëri e ndjejmë veten tonë si në shtëpinë tonë. Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare. Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë më origjinë shqiptare. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë shqiptarëve me institucionet turke që veprojnë në Shqipëri, siç është TIKA. Ne dëshirojmë që numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Turqi të shtohet. “, theksoi Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Çavushollu.

Ndërsa Presidenti shqiptar, Meta theksoi se sot Shqipëria dhe Turqia zhvillojnë marrëdhënie të partneritetit intensiv dhe strategjik në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Presidenti Meta poashtu theksoi se Turqia ishte ndër vendet e para që mbështeti rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të Shqipërisë në fillim të viteve 90-ta.

Ai po ashtu shprehu mirënjohje për ndihmën dhe asistencën teknike që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në shumë aspekte.

“…Shpreh mirënjohje për ndihmën dhe asisntencën teknike që Turqia i ka dhënë vendit tonë. Turqia ishte nga vendet e  para që mbushi Shqipërinë në fillim të ‘90.  Në memorien e shqiptarëve kudo në botë  është gdhendur roli i Turqisë për afrimin dhe njohjen e Kosovës. Në 3 dekadat e fundit i jemi mirënjohës Turqisë për lidhjet tona historike…”.

Në vijim, duke përmendur krizat që kanë cënuar stabilietin në rajonet ku jetojmë, miliona njerëzit e zhvendosur nga dhuna dhe konflikti, Meta tha se Turqia duke mirëpritur miliona refugjatë në vendin e saj, ajo ka kontribuar për sigurinë dhe paqen e të gjitha vendeve të rajonit dhe Evropës.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti shqiptar shprehu falënderimet e përzemrërta për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdoan, për mesazhin e tij të fundit që u drejtoi shqiptarëve në Ditën e FlamuritShpalljes së Pavarësisë.

Në fund të ceremonisë organizuar nga Universiteti “Mehmet Akif Ersoy”, në bashkëpunim me Fondacionin Maarif dhe Universitetin e Tiranës, u ndanë çmimet “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, për personalitete në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës.

– Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit