5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Turqia po bëhet një “bazë studimi”

Më të lexuarat

Nga bursat që ofron Departamenti i Kryeministrisë për Turqit që Jetojnë Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) përfitojnë çdo vit rreth 5 mijë studentë huaj.

Aktualisht në universitetet turke vazhdojnë studimet akademike rreth 16 mijë studentë të huaj.

Sipas të dhënave të YTB-së, përmes Bursave Turke (Türkiye Bursları), të cilat u ofrojnë studentëve ndërkombëtarë mundësinë për të vazhduar studimet e larta në Turqi me anë të bursave që sigurohen nga fondet publike, synohet për ta bërë Turqinë një “qendër të volitshme për studime” në botë.

Për bursat turke, të cilat çdo vit u sigurojnë mijëra të rinjve e të rejave nga shumë vende të botës mundësinë për të ndjekur studimet akademike në Turqi, në vitin 2011 aplikuan 8 mijë studentë. Çdo vit kjo shifër (e bursave) vjen duke u shumëfishuar në raporte të konsiderueshme dhe në vitin 2013 aplikuan gjithsej 55 mijë e 181 studentë nga 165 vende të ndryshme të botës; në vitin 2014 aplikuan 81 mijë e 906 studentë nga 176 vende; në vitin 2015 aplikuan 94 mijë e 473 nga 176 vende dhe vitin e kaluar për bursat turke u bënë gjithsej 120 mijë aplikime nga 172 vende.

Nga Bursat Turke mund të përfitojnë vetëm qytetarët që kanë shtetësi të huaj dhe aplikimi për këto bursa bëhet çdo vit në periudha të caktuara përmes internetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit