12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Turqia përsërit: Nuk e kthejmë priftin (pastorin) Amerikan!

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë Penale në Izmir caktoi vazhdimin e arrestit shtëpiak të pastorit amerikan dhe ndalimin e largimit të tij nga vendi

 

Një gjykatë turke ka kundërshtuar apelin për lirim të parashtruar nga pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili në Turqi akuzohet për lidhje me terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Tretë e Lartë Penale e Izmirit caktoi vazhdimin e arrestit shtëpiak të pastorit amerikan dhe ndalimin e largimit të tij nga vendi.

Ismail Cem Halavurt, avokat i pastorit Brunson, apeloi në gjykatën më të lartë pasi të mërkurën ankesa po ashtu ishte refezuar nga Gjykata e Dytë e Lartë e Izmirit.

Së fundi, gjykata e kishte lejuar pastorin Brunson të largohej nga burgu dhe caktoi për të arrest shtëpiak për shkak të “problemeve të tij shëndetësore”.

Brunson akuzohet për spiunim për PKK-në, të listuar si grup terrorist nga SHBA dhe Turqia, si dhe për organizatën terroriste FETO, grupin pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi, që la të martirizuar 251 persona dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Turqia dhe SHBA po përjetojnë marrëdhënie të acaruara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj dy ministrave të kabinetit turk për shkak të moslirimit të pastorit Brunson.

Javën e kaluar, presidenti Donald Trump ngriti sulmet e tij ndaj Turqisë duke dyfishuar tarifat amerikane për aluminin dhe çelikun turk.

Të mërkurën, në shenjë kundërpërgjigjeje, Turqia rriti tarifat për disa produkte me origjinë nga SHBA, duke përfshirë alkoolin, produktet e duhanit dhe makinat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit