3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Turqia përparon në prodhimin e aparaturave mjekësore

Më të lexuarat

Në Samsun është krijuar zona e parë e organizuar industriale e specializuar në fushën mjekësore në Turqi (OSB).

Samsun po përgatitet të jetë qyteti i prodhimit vendor të aparaturave mjekësore.

Në Samsun është krijuar zona e parë e organizuar industriale e specializuar në fushën mjekësore në Turqi (OSB).

Deklaratat e Ministrit të Shëndetësisë, Ahmet Demirxhan (Ahmet Demirxhan) për të rritur prodhimin vendas në aparaturat shëndetësore është mirëpritur nga përfaqësuesit e sektorit.

Dr. Ahmet Ajdemir (Ahmet Aydemir), kryetari i Shoqatës së Grupimeve të Industrisë Mjekësore (MEDİKÜM), i tha korrespondentit të agjencisë AA se pajisjet kirurgjikale prodhohen që prej 40 vjetësh në këtë qytet.

Ky sektor kaloi në këtë lloj prodhimi kur tezgjahët e ish-armëpunuesve nisën të bëjnë instrumente e pajisje kirurgjikale. Më vonë përveç pajisjeve e instrumenteve kirurgjikale fillon edhe prodhimi i shumë artikujve të tjerë si: implante ortopedike, kontejnerë sterilizues, pantofla dhe tavolina për sallat e operacionit”,- shprehet Ajdemir, ndërsa shton se shumë prej produkteve që prodhohen në Samsun sot eksportohen në shumë vende të botës.

Në lidhje me deklaratat e ministrit të Shëndetësisë, Ahmet Demirxhan, i cili ka thënë: “duam që Turqia të mos jetë më një treg i konsumit të pajisjeve e aparaturave të huaja shëndetësore. Turqia është e detyruar që të kapë një nivel të caktuar në industrinë e kujdesit shëndetësor dhe ajo i ka mundësitë për t’ia arritur kësaj”, Ajdemir thotë se këto deklarata i kanë dhënë shpresa sektori.

Në këtë drejtim në Samsun janë ndërmarrë masa të rëndësishme, cilëson Ajdemir ndërsa thekson se në Samsun është krijuar edhe zona e parë e organizuar industriale e specializuar në fushën mjekësore në Turqi (OSB).

“Ne kemi hapësira, kemi burime njerëzore, kemi nevojë (për pajisje dhe aparatura mjekësore) dhe për ti përballuar këto nevoja jashtë shtetit shkojnë shumë para. Ne mund të krijojmë këtu edhe burimin e duhur financiar. Nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjmë. Populli turk i ka aftësitë dhe kapacitetet për të bërë shumë gjëra, mjafton që të ketë besim dhe të dojë ta bëjë”,- përfundon Dr. Ahmet Ajdemir (Ahmet Aydemir), kryetari i Shoqatës së Grupimeve të Industrisë Mjekësore (MEDİKÜM).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit