3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Turqia përfiton 24.2 milionë dollarë nga eksporti i akullores në gjashtëmujorin e parë

Më të lexuarat

Turqia ka eksportuar mbi 10.000 ton akullore në 38 shtete dhe ne tre zona te lira ekonomike në gjithsej katër kontinente , Azi, Afrikë, Amerikë dhe Evropë

 

ANKARA (AA) – Turqia ka regjistruar 24.2 milionë dollarë përfitime nga eksporti i akullores ne gjashtëmujorin e parë të këtij viti, që është një rritje me tetë për qind, krahasuar me një vit më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në baze të të dhënave të cilat i ka përpiluar AA, rezulton se Turqia ka eksportuar mbi 10.000 ton akullore në 38 shtete dhe në tre zona të lira ekonomike në gjithsej katër kontinente, Azi, Afrikë, Amerikë dhe Evropë.

Përkundër rritjes të të hyrave, vëllimi i shitjeve shënon një rënie me 1 për qind, gjatë të njëjtës periudhë.

Iraku ishte destinacioni kryesor i akullores turke, nga eksporti i të cilës, vendi ka përfituar 4.2 milionë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit