15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Turqia paralajmëron ndërhyrje në terren në Siri

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha të shtunën se Turqia mund të marrë pjesë me këmbësori së bashku me Arabinë Saudite, për të luftuar kundër organizatës terroriste Daesh në Siri.

Mevlut Çavusoglu u foli gazetarëve pas takimit të Grupit Ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.

Duke theksuar se ekziston një bashkëpunim intensiv në mes të Turqisë dhe Arabisë Saudite në shumë fusha, si ajo e industrisë së mbrojtjes dhe strategjive, Çavusoglu tha se “ne kemi mbështetur nismën e Arabisë Saudite, e cila ka ofruar koalicion dhe forcë ushtarake kundër terrorizmit. Nëse është e aplikueshme, ne mendojmë se mund të jetë e dobishme mbështetja tonë. ”

Çavusoglu gjithashtu dha sinjale për hyrje me këmbësori, pas hyrjes së forcave të regjimit në Aleppo. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit