10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia paralajmëron Greqinë

Më të lexuarat

Turqia ka paralajmëruar Greqinë dhe e ka porositur të qëndrojë larg sjelljeve që mund të shkaktojnë përshkallëzim në Mesdhe

 

Turqia ka paralajmëruar Greqinë dhe e ka porositur të qëndrojë larg sjelljeve që mund të shkaktojnë përshkallëzim në Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne këshillojmë Greqinë që të qëndrojë larg nga sjelljet që mund të shkaktojnë një përshkallëzim në rajon (Mesdhe)”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ku rikujtohet se duke nisur nga dita e sotme kanë nisur aktivitetet e reja kërkimore sizmike në “Shelfin Kontinental” të Turqisë në Mesdhe nga anija ‘Barbaros Hayreddin Paşa‘.

“Deklarata për media e bërë dje në lidhje me këtë çështje nga Ministria e Jashtme e Greqisë është plotësisht e bazuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare. Nga insistimi i Greqisë për pretendimet jorealiste nuk do të rezultojë asgjë tjetër veçse do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.

Po ashtu në deklaratën nënvizohet se Turqia do të vazhdojë të përdorë të drejtat dhe autoritetin sovran që buron nga e drejta ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit