15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Turqia njeh shifrën më të lartë të eksportit për muajin nëntor, 15,5 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Me 15 miliardë e 532 milionë dollarë eksporte që ka janë realizuar në muajin nëntor vëllim vjetor i eksporteve turke i ka kapërcyer 168 miliardë dollarët, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Tregtisë të nxjerra të shtunën.

Turqia po thyen çdo muaj një rekord të ri në eksporte.

“Kemi arritur vlerën më të lartë në historinë e Republikës”- tha të shtunën ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) gjatë publikimit të shifrave të eksportit.

Në nëntor eksportet e vendit u rritën me 9,49 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe u realizuan në shifrën e 15 miliardë e 532 milionë dollarëve.

Shifrat paraprake tregojnë se vëllimi 12-mujor i eksportit të vendit është rritur me 7,8% dhe ka arritur në një majë të re prej 168 miliardë e 77 milionë dollarësh.

Vlera e eksporteve që parashikon Programi Ekonomik për këtë fundviti është 170 miliardë dollarë.

Sipas drejtuesve të ekonomisë Turqia do ta realizojë këtë objektiv.

Nga ana tjetër është rritur në 174 numri i vendeve me të cilat Turqia e realizon eksportin me monedhë kombëtare.

Vëllimi i tregtisë me monedhë kombëtare ka arritur në 10 miliardë lira turke (rreth 2 miliardë dollarë).

E ndërsa eksportet u rritën, në nëntor importet u ulën me 21,5% dhe ranë në 16 miliardë e 136 milionë dollarë.

Kështu deficiti i tregtisë së jashtme ka rënë me 90% dhe është përmirësuar me 605 milionë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit