10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia, një prej kandidateve më të forta për investimet e reja të VW

Më të lexuarat

Edhe pse vendimi përfundimtar ende nuk është publikuar, sipas përfaqësuesve të industrisë së automobilave të Volkswagen, Turqia ka shumë mundësi që të jetë shteti ku kjo kompani do të investojë për të ndërtuar një fabrikë të re.

Pas raporteve të fundit të përfaqësuesve të prodhuesit gjerman të automobilave, Volkswagen, Turqia është shteti kandidat më i fortë për të përfituar nga investimet e kësaj kompanie.

Pas përpjekjeve të Turqisë për të bindur gjigantin gjerman të automobilave që të investojë në shtetin e saj gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të fundit, Volkswagen thuhet se ka vendosur të ndërtojë një fabrikë ku do të punësohen 5.000 vetë dhe do të prodhojë dy prej markave të saj të makinave, Skoda dhe Seat.

Në raport theksohej se njohuritë e Turqisë në prodhimin e automobilave ndikuan në marrjen e vendimit për të investuar në këtë shtet.
“Ndër të gjitha vendet kandidate, Turqia ishte vendi më i përshtatshëm”, tha Ali Bilaloğlu, drejtuesi i Doğuş Otomotiv, distributori i Volkswagen në Turqi, për të përditshmen turke, Dünya.

Kryetari i Shoqatës së Industrialistëve të Prokurimit të Automjeteve (TAYSAD), Alper Kanca, tha se vendimi do të jetë sigurisht në favor të Turqisë, ndërsa kryetari i Dhomës së Tregtisë (İTO) Şekib Avdagiç shtoi se Turqia është padyshim alternativë më e mirë.
Industria turke e automobilave është duke përjetuar një prej periudhave të saj më të mira, si pasojë e lajmeve të fundit në lidhje me investimet në vend, jo vetëm të gjigantit gjerman Volkswagen por edhe ato të gjigantit amerikan Ford, me të cilin ajo është në bisedime për krijimin e një partneriteti strategjik që do të mundësonte prodhimin e makinave amerikane në shtetin turk.

Në raport sugjerohej se që të dyja kompanitë mund të prodhojnë automjete elektrike dhe me vetëdrejtim në fabrikat e njëra-tjetrës, në mënyrë që të ulin kostot. Si pjesë e partneritetit, në vend të Gjermanisë, automjetet komerciale të Volkswagen si Crafter dhe Transporter mund të prodhohen në fabrikën e Ford në Turqi, në lagjen Marmara të Gölcük, ku Ford prodhon modelet e saj Transit dhe Custom.
Një pikë tjetër e rëndësishme e axhendës ishte edhe deklarata e përfaqësuesve të Volkswagen që planifikon të ndërtojnë një fabrikë të re për prodhimin e modeleve Skoda dhe Seat. Kompania ka njoftuar se ka bërë një zgjedhje midis Turqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për këtë investim të ri, i cili pritet të bëhet funksional në vitin 2022.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit