TURQIA NJË HAP MË AFËR LIBERALIZIMIT TË VIZAVE ME BE

0
52

COREPER autorizon Komisionin Evropian për të filluar bisedimet për liberalizimin e vizave me Turqinë.

Turqia arriti sukses në fund të përpjekjeve të vendosura për liberalizimin e vizave për udhëtim në vendet e Bashkimit Evropianë.

Përfaqësuesit e Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian të mbledhur në Bruksel autorizuan Komisionin Evropian për të filluar bisedimet për liberalizimin e vizave.

Tani radhën e ka miratimi i dytë që do të dalë nga mbledhja në nivel të ministrave që do të mbahet në Luksemburg.

Në qoftë se nga ministrat miratohet “autorizimi i komisionit” atëherë Ankaraja do të hedh hapin e ardhshëm.

Por, për udhëtim pa viza Evropa gjatë 3 vjetëve dëshiron të sheh zbatimin e plotë të marrëveshjes së ripranimit.

Nëse merret parasysh edhe koha e procesit të bisedimeve atëherë mund të thuhet se liberalizimi i plotë i vizave do të bëhet në vitin 2017./trt/kohaislame