Turqia nga eksporti i lajthive fitoi 1.88 miliardë dollarë

0

Sezoni i eksportit të lajthive 2016-2017 përfundoi më 31 gusht, tha kryetari i Asociacionit të Eksportuesve të Lajthive të Detit të Zi (KFMIB), Edip Sevinc

ORDU (AA) – Turqia fitoi rreth 1.88 miliardë dollarë duke eksportuar më shumë se 235.000 ton lajthi në 12 muajt e fundit, bëri të ditur shoqata e eksportuesve të lajthive, raporton Anadolu Agency (AA).

Sezoni i eksportit të lajthive 2016-2017 përfundoi më 31 gusht, tha për AA, kryetari i Asociacionit të Eksportuesve të Lajthive të Detit të Zi (KFMIB), Edip Sevinc.

Vëllimi i eksportit është ulur me 5.6 për qind dhe vlera ka rënë me 17.4 për qind nga 1 shtatori 2016 deri më 31 gusht 2017 në krahasim me sezonin e kaluar, shtoi ai.

Sevinç theksoi se shumica e eksporteve të lajthive janë bërë në vendet e BE-së, siç ishte në vitet e mëparshme.

Turqia është eksportuesi më i madh në botë i lajthive.