12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqia mbështetje për personat me aftësi të kufizuara në Maqedoni

Më të lexuarat

SHKUP (AA) – Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, mbajti konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, në të cilën shprehu mbështetjen e saj dhe të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për Ertan Shakirin, person me aftësi të kufizuara nga Shkupi, për të cilin paralajmëroi themelimin e një shoqate solidariteti për personat e kësaj kategorie nën kryesimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Kara rikujtoi se në programin me rastin e 15 Korrikut, ditës kur Turqia zbrapsi tentativën për grusht shteti, ishte njoftuar me Shakirin, i cili më pas kishte vizituar ambasadën dhe kishte kërkuar mbështetje për hapjen e një shoqate solidariteti për personat me aftësi të kufizuara, çështje të cilën ambasadorja Kara tha se e ka diskutuar në Turqi, prej ku i kanë premtuar hapjen e shoqatës nën kryesimin e Shakirit.

Ambasadorja e Turqisë theksoi se Shakiri ishte takuar me presidentin Erdoğan gjatë vizitës së tij në Maqedoni në vitin 2011 dhe se presidenti kishte kërkuar nga qytetarët dhe organizatat joqeveritare të kujdesen për të.

Kara u bëri thirrje të gjithë bamirësve të ndërmarrin hapa për Shakirin, duke shtuar se dëshiron që Shakiri të ketë një shtëpi në të cilën mund të jetojë më lehtë.

Ajo paralajmëroi se në periudhën në vijim Erdoğan do të zhvillojë vizitë në Maqedoni, gjatë së cilës Kara tha se dëshirojnë që presidenti të jetë mysafir në shtëpinë e tij të re.

“Në këtë mënyrë, mendoj se në mënyrë të denjë do ta kryejmë detyrën që kemi përsipër”, theksoi Kara, duke thënë se shoqata do të jetë në të mirë të të gjithë personave me aftësi të kufizuara, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Në ndërkohë, 24-vjeçari Shakiri, për AA tha se presidenti Erdoğan kishte kërkuar posaçërisht nga biznesmeni Ajdovan Ademoski të kujdeset për të, i cili që atë ditë i ofron rrogë që synon ta ndihmojë atë.

Shakiri u shpreh se me presidentin Erdoğan është takuar sërish gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Shqipëri në vitin 2013, përkatësisht 2015.

“Falë Zotit, u takuam edhe atje. Kërkoi nga ne që të luteshim për të”, tregoi Shakiri.

Duke folur edhe për takimin që ka zhvilluar me ambasadoren Kara Shakiri tha: “Ambasadorja e nderuar Tülin Erkal Kara tha se jam nën përkujdesjen e tyre dhe se gjithmonë do të jenë pranë meje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit