12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Turqia lider evropian në punësim

Më të lexuarat

Me arritjen e numrit të të punësuarve në 27 milionë e 205 mijë persona në vitin 2016, Turqia brenda pesë viteve prodhoi dy milionë e 384 mijë vende pune shtesë

ANKARA (AA) – Erdal Çelikel,Dilara Zengin

Turqia është regjistruar si vendi që ka prodhuar më së shumti vende të punës brenda pesë viteve në periudhën 2012-2016. Konkretisht, në këtë periudhë Turqia ka prodhuar punësime shtesë për dy milionë e 384 mijë persona.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka siguruar nga Enti Statistikor i Turqisë dhe Eurostati, Turqia në vitin 2012 kishte të punësuar 24 milionë e 821 mijë persona, ndërsa vazhdimisht e ka rritur këtë shifër.

Ndërkaq, me arritjen e numrit të të punësuarve në 27 milionë e 205 mijë persona në vitin 2016, Turqia brenda pesë viteve prodhoi dy milionë e 384 mijë vende pune shtesë.

Teksa Turqia radhitet mbi vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për sa i përket prodhimit të vendeve të punës, ajo po ashtu ka prodhuar vende pune më shumë se 24 shtete të BE-së së bashku, pa përfshirë Gjermaninë, Britaninë, Poloninë dhe Spanjën.

Nga ana tjetër, Rumania, Greqia, Finlanda dhe Qiproja Greke kanë tërhequr vëmendjen si shtete me numër të zvogëluar të vendeve të punës gjatë periudhës në fjalë.

Rritja vazhdoi edhe këtë vit

Punësimi në Turqi fitoi intensitet nën ndikimin e thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdoğan për “mobilizim në punësim” në fillim të këtij viti.

Sipas të dhënave në fund të muajit korrik të këtij viti, Turqia ka shtuar një milion e 122 mijë vende pune në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur në 28 milionë e 758 mijë vende pune. Nëse shtohet edhe kjo shifër, atëherë rezulton që Turqia të ketë prodhuar gjithsej tre milionë e 937 mijë vende pune.

 

Numri dhe shkalla e punësimeve (mijë) të prodhuara në periudhën 2012-2016 është si në vijim:

2012 2016 Diferenca në punësim në 5 vite Përqindja e diferencës
BE (28 shtet) 225.123 232.136 7.012 3,1
Eurozona (19 shtete) 149.863 153.393 3.530 2,4
Turqi 24.821 27.205 2.384 9,6
Britani 29.695 31.725 2.031 6,8
Gjermani 42.061 43.638 1.577 3,7
Spanjë 18.343 18.987 645 3,5
Poloni 15.475 16.061 586 3,8
Hungari 3.976 4.429 454 11,4
Francë 27.185 27.612 427 1,6
Suedi 4.627 4.890 262 5,7
Irlandë 1.862 2.045 184 9,9
Çeki 5.065 5.249 184 3,6
Austri 4.205 4.337 132 3,1
Sllovaki 2.209 2.321 112 5,1
Danimarkë 2.767 2.877 110 4,0
Belgjikë 4.555 4.660 105 2,3
Lituani 1.275 1.361 86 6,8
Portugali 4.581 4.651 69 1,5
Holandë 8.836 8.901 65 0,7
Itali 24.765 24.809 45 0,2
Luksemburg 379 418 39 10,4
Estoni 594 625 31 5,3
Maltë 173 203 30 17,5
Bullgari 3.436 3.463 27 0,8
Kroaci 1.576 1.599 24 1,5
Slloveni 937 960 23 2,4
Letoni 869 886 18 2,0
Qipro Greke 393 380 -13 -3,3
Finlandë 2.538 2.517 -21 -0,8
Greqi 4.105 4.072 -34 -0,8
Rumani 8.645 8.449 -196 -2,3
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit