6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia kërcënon Grekët, rrini urt, sepse marrim masa edhe ndaj jush

Më të lexuarat

Kryeministri turk Binali Yildirim ka hedhur akuza të forta ndaj fqinjëve grek duke thënë se ndërkohë që Turqia është në luftë në Siri, ushtria greke është duke provokuar në ishujt e diskutueshëm mes dy shteteve

“Nuk është aspak normale që ndërkohë që ne jemi të angazhuar në Siri, Greqia të gjuajë për peshk në ujëra të turbullta duke na ngacmuar në kufijtë tanë. Rrini rehat! Nëse provokojnë herë tjetër, marrim masat e duhura”, tha Yildirim duke përdorur një metaforë të njohur turke siç është ajo “të gjuash për peshk në ujëra të turbullta”.

Gjatë ditëve të fundit, luftanijet greke dhe turke janë përplasur në ishujt Kardak siç i thërret Turqia apo Imia siç i thërrasin grekët.

Janë dy ishuj shkëmbor shumë pranë bregut turk, të cilat pretendohen nga të dy shtetet. Në vitin 1996 Greqia dhe Turqia ishte në prag lufte pikërisht për ishujt në fjalë.Kumti.com

https://www.youtube.com/watch?v=myM_oF6pIg8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit