20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqia ka nisur një fushatë të madhe humanitare për muslimanët e Mianmarit

Më të lexuarat

Kemi nisur një fushatë të madhe dhe serioze. Me mbështetjen e qeverisë turke nga njëra anë dhe bujarisë së popullit turk nga ana tjetër do t’u shtrijmë edhe njëherë dorën vëllezërve tanë në Arakan, tha Zv/kryeministri i Turqisë, Akdağ

ANKARA (AA) – Turqia ka nisur një fushatë të gjerë për mbledhjen e ndihmave humanitare për minoritetin e rrezikuar musliman në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/kryeministri turk Recep Akdağ, drejtor i Zyrës së Situatave të Emergjencave të Qeverisë së Turqisë (AFAD) Mehmet Gulluoglu, kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë Kerem Kinik dhe përfaqësues të organizatave të tjera joqeveritare prezantuan sot fushatën “Në Arakan derdhet gjaku, Turqia shtrinë dorën e ndihmës”.

Në një konferencë për media në selinë e AFAD në Ankara, u prezantuan një numër iniciativash me të cilat Turqia synon të ndihmojë në parandalimin e sulmeve dhe krimeve me të cilat janë ballafaquar muslimanët në rajonin Arakan të Mianmarit.

Fushata humanitare në Turqi ka nisur sot, kurse qytetarët e interesuar mund të gjejnë të gjitha detajet në faqen e internetit “http://www.arakanasahipcik.org”.

Për grumbullimi e ndihmës humanitare për muslimanët e Arakanit është hapur një numër bamirësie për të gjithë operatorët celularë, si dhe llogari humanitare në Ziraat Bank.

Zëvendëskryeministri turk Akdağ theksoi se delegacioni turk, me ministrin e jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe zonjën e parë të Turqisë Emine Erdoğan, që vizituan muslimanët e Arakanit në Bangladesh, regjistruan se çka kanë nevojë refugjatët e rrezikuar të Arakanit.

Ai e ka cilësuar si të papranueshëm pasivitetin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj eksodit që po përjetohet nga muslimanët në Mianmar, duke shtuar se Turqia ka treguar edhe një herë se mbrohet ndërgjegjja dhe fytyra e njerëzimit.

“Urdhërin për nisjen e fushatës e kam marrë nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa rasi ndiqet edhe nga kryeministri Binali Yıldırım. Kemi nisur një fushatë të madhe dhe serioze. Me mbështetjen e qeverisë turke nga njëra anë dhe bujarisë të popullit turk nga ana tjetër do t’u shtrijmë edhe njëherë dorën vëllezërve tanë në Arakan”, ka thënë Akdağ.

Akdağ ka ritheskuar se rrjeti diplomatik i Turqisë me vendomëri është duke punuar në realizimin e propozimit të Presidentit të Turqisë për ngritjen e kampeve dhe përkujdesjen e refugjatëve të Arakanit në Bangladesh dhe shtoi se për këtë projekt duhet edhe miratimi i qeverisë së Bangladeshit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit