6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

TURQIA JA TËRHEQ VËREJTJEN IRANIT

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se Turqia ia ka tërhequr Iranit vërejtjen “në mënyrë të sinqertë dhe miqësore” rreth akuzave drejtuar Ankarasë lidhur më dhunën në Siri.

Davutoglu komentet e tij i bëri pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij iranian, Ali Akbar Saleh, i cili qëndroi në Turqi një ditë më parë.

Gjatë kësaj jave, zyrtarë të ndryshëm iranianë akuzuan Ankaranë, Arabinë Saudite dhe Katarin për mbështetjen e “qëllimeve luftarake të Amerikës” – raporton Rel.

Pavarësisht kësaj, Davutoglu i tha Salehit se Turqia do të përpiqet të ndihmojë në lirimin e 48 iranianëve që u rrëmbyen të shtunën nga forcat rebele në Damask.

Salehi, ndërkaq, bëri të ditur se dhjetëra liderë shtetërorë do të takohen të enjtën në Teheran për të diskutuar mënyrat për dhënien fund të krizës në Siri.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit