16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqia ia kthen Izraelit: ja pse hebrenjtë duhet t’i jenë mirënjohës Perandorisë Osmane

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtme turke, Huseyin Muftuoglu ka dënuar ashpër deklaratat e kolegut të tij izraelit në lidhje me ngjarjet e fundit në kompleksin Al-Aqsa, duke e këshilluar njëherësh atë që “hebrenjtë duhet të jenë mirënjohës për tolerancën e pashembullt në kohën e osmanëve”.

“Pjestarët e të gjitha feve në kohën e osmanëve me shekuj kanë gëzuar lirinë fetare. Hebrenjtë do të duhej të jenë falënderues për tolerancën e pashembullt në kohën osmane. Përveç kësaj, edhe sot në Republikën e Turqisë, të drejtat e tyre për lirinë fetare janë të mbrojtura nga shteti,” kujton Muftuoglu.

Ka qenë ky një reagim ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme izraelite se “periudha e Perandorisë Osmane ka ikur shumë kohë më parë, dhe se kryeqendra e hebrenjve ka qenë dhe gjithmonë do të jetë Jeruzalemi”.

“Përpjekja për të fshehur faktin se Jerusalemi Lindor është nën okupim, nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit palestinez-izraelit ose arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, në kohën që po shënohet 50 vjetori i okupimit izraelit në Jeruzalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, është thënë nga diplomacia turke.

“Detyra e Izraelit tani është që të përdor arsyen e shëndoshë, duke kthyer gjendjen e status-quo-së në kompleksin e al-Haram al-Sharif dhe të punojë në heqjen e barrierave për të mundësuar kryerjen e riteve fetare lirisht”, ka porositur Muftuoglu.

Erdogani më herët ka akuzuar Izraelin që po përdorë masat e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit si një justifikim për të shtyrë kontrollin mbi vendet e shenjta të muslianëve në Jeruzalem.

Palestinezët fajësojnë Izraelin se është duke u përpjekur për të vendosur kontrollin mbi vendin e shenjtë, ndërsa Izraeli mohon këto pretendime duke këmbëngulur se masat e sigurisë janë futur për të shmangur sulme në të ardhmen. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit