16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqia i shtrejtonë produktet Amerikane

Më të lexuarat

Në mesin e produkteve të cilat do t’u nënshtrohen tarifave të reja janë alkooli, produktet e duhanit, automjetet dhe disa produkte kozmetike, siç janë kremat për rrezitje

 

Turqia ka rritur tarifat për disa produkte që kanë origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), përfshirë alkoolin, produktet e duhanit dhe automjetet, që është në përputhje me një dekret presidencial i cili të mërkurën është publikuar në Gazetën Zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dekretit në fjalë, Turqia do të rrisë tarifat për produktet e lartpërmendura me 100 për qind.

Dekreti i ri abrogon dekretin presidencial të 11 korrikut.

“Normat e taksave mbi importet e disa produkteve janë rritur si kundërpërgjigje reciproke ndaj sulmeve të qëllimshme të administratës amerikane mbi ekonominë tonë”, tha nënpresidenti Fuat Oktay në një postim në Twitter.

Në mesin e produkteve të cilat do t’u nënshtrohen tarifave të reja janë alkooli, produktet e duhanit, automjetet dhe disa produkte kozmetike, siç janë kremat për rrezitje.

Të premten, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se vendi do të kundërpërgjigjet ndaj ngritjes së tarifave të çelikut dhe aluminit nga ana e administratës amerikane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy, shkroi në Twitter se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump, i cili si i tillë shkel rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, nuk është në përputhje me “seriozitetin e shtetit”.

Kujtojmë se ditë më parë, Trump shtoi sulmin ndaj Turqisë duke rritur tarifat e çelikut dhe aluminit me 50 dhe 20 për qind, duke acaruar akoma më shumë mosmarrëveshjet mes SHBA-ve dhe Turqisë.

Javën e kaluar, një delegacion turk u kthye nga Washingtoni pa arritur një përparim për ndalimin e pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili mbahet në arrest shtëpiak në Turqi me akuza për terrorizëm.

Akuzat kundër Brunsonit përfshijnë spiunimin në favor të PKK-së, të cilën SHBA-të, BE-ja dhe Turqia e konsiderojnë grup terrorist, si dhe në favor të organizatës terroriste FETO, grupi i cili është përgjegjës për grusht shtetin e dështuar në vitin 2016.

Aktualisht, Turqia dhe SHBA-të po përballen me marrëdhënie të ashpra dypalëshe nga shkaku i sanksioneve të SHBA-ve kundër ministrit të Brendshëm, Süleyman Soylu, dhe ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gül, për mosliriminn e Brunsonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit