7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia i rekomandon Greqisë të përmirësojë ‘dëftesën e lirive fetare’

Më të lexuarat

Përmes një mesazhi me shkrim Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë lidhur me këndimin e ajeteve kuranore dhe ezanit në Shën-Sofi.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë në vend që ti urojë popullit turk muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Natën e Kadrit ka preferuar të shtrembërojë këndimin e pjesëve nga Kur’ani Famëlartë dhe ezanit në Shën-Sofi. Dihet dëftesa e notave të Greqisë në lidhje me liritë fetare, që janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut”, vazhdon mesazhi.

“Nëse duhet dhënë vetëm një ose dy shembuj, mund të thuhet se autoritetet greke e kanë lënë pakicën myslimane turke në Greqi të përballet me një presion në rritje për sa u takon lirive fetare; ato kanë ngritur padi kundër myftinjve të zgjedhur për arsyen se këta kanë kryer detyrat e tyre të zakonshme; në Selanik, ku nuk ka një xhami të hapur për besimtarët, kërkesa e myslimanëve për të falur namazin në një nga xhamitë historike të qytetit është refuzuar edhe këtë Ramazan. Kështu që, shprehja ‘dialogu ndërfetar’ që përmend në deklaratën e saj Greqia, vend që nuk ka në kryeqytetin e vet ende edhe sot një xhami të hapur për ushtrimin e besimit, ngre pikëpyetje lidhur me atë se çfarë kupton ajo (Greqia) nga ky dialog. Në këtë kuadër ne e ftojmë Greqinë të bëhet një vend bashkëkohor, demokratik dhe që i respekton të gjitha fetë e besimet”, përfundon mesazhi me shkrim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit