16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqia i ofron ndihmë Shqipërisë për shmangien e përmbytjeve

Më të lexuarat

Zv/ministri Özkaldı tha se qëllimi i vizitës së delegacionit është për të parë nga afër se çfarë mund të bëjnë rreth përmbytjeve që kanë ndodhur 2 vitet e fundit në Shqipëri dhe për bisedime në lidhje me temat se ku mund të bashkëpunojnë

 

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Pyjeve të Turqisë, Akif Özkaldı, në krye të një delegacioni po zhvillon një vizitë në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim pune të delegacionit të zhvilluar me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), u diskutua për projektet dhe studimin e terrenit për të shmangur përmbytjet në Shqipëri në të ardhmen.

Në një prononcim për AA, zëvendësministri Akif Özkaldı tha se qëllimi i vizitës së delegacionit është për të parë nga afër se çfarë mund të bëjnë rreth përmbytjeve që kanë ndodhur 2 vitet e fundit në Shqipëri dhe për bisedime në lidhje me temat se ku mund të bashkëpunojnë.

“Me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi dhe anëtarët e saj bëmë një vlerësim rreth mundësive, investimeve dhe bashkëpunimeve që mund të bëjmë në ditët në vijim në Shqipëri”, u shpreh Özkaldı.

Më tej Özkaldı, u shpreh: “Do të bëjmë vlerësime rreth çështjeve në lidhje me pyjet, përmbytjet dhe në bujqësi se çfarë mund të realizojmë. Para kësaj vizite, në prill të këtij viti kishim dërguar një ekip nga ministria jonë. Bënë një studim rreth çështjes së përmbytjeve. Sot, ne gjithashtu do të shikojmë një perspektivë më të gjerë se çfarë bashkëpunimi mund të bëjmë në sektorët e ujit, bujqësisë dhe pylltarisë”.

I pyetur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Özkaldı deklaroi se ato janë shumë të mira.

“Po të shikojmë historinë, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë gjithmonë kanë qenë të mira. Kanë vazhduar në mënyrë miqësore. Ka një bashkëpunim të mirë tani, por duhet t’i zhvillojmë vazhdimisht. Ka shumë kompani turke këtu që zhvillojnë aktivitetet në fusha si energji, mjekësi, sektorin bankar, dhe në shumë sektorë të tjerë. Këto takime do të kenë një ndikim pozitiv në rritjen e këtyre marrëdhënieve”, përfundoi Özkaldı.

Kujtojmë se në vitet e fundit Turqia ka ofruar ndihma të ndryshme për banorët e prekur nga përmbytjet në disa qytete të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit