6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia i dorëzon UEFA-së dosjen për kandidim në EURO 2024

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) i ka dorëzuar UEFA-së dosjen për kandidaturë për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit EURO 2024, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një ceremoni në qendrën e përgjithshme të UEFA-së në qytetin Nyon të Zvicrës, presidenti i TFF-së, Yıldırım Demirören, i dorëzoi sekretarit të përgjithshëm të UEFA-së Theodore Theodoridis dosjen e kandidmit të Turqisë.

“Shpresoj të shërbejë për të mirë kandidimi i vendit tonë. Kemi qenë disa herë kandidatë, por sot ndodhemi këtu me dosjen që kemi përgatitur më së miri deri tani. Vendi ynë është i gatshëm për këtë turne me stadiumet dhe dashurinë që ka për futbollin. Për mendimin tim, vendi që duhet të fitojë këtë turne duhet të jetë Turqia”, tha Demirören në një deklaratë për shtyp pas ceremonisë.

Ai theksoi se TFF ka dorëzuar dosjen më të furqishme të paraqitur ndonjëherë deri më sot.

“Tashmë është koha e Turqisë. UEFA jo vetëm në Evropë, por duhet të përhapet edhe në Azi. Për këtë arsye, mendoj se kemi paraqitur një dosje të fortë. Ne themi se është koha jonë, ejani të ndajmë së bashku këtë lumturi”, tha Demirören.

Vendimi se cili vend do të jetë organizator do të merret nga Bordi Ekzekutiv i UEFA-së në shtator të vitit 2018.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit