4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Turqia i dorëzon notë diplomatike Islandës për keqtrajtimin e futbollistëve të kombëtares

Më të lexuarat

Turqia i ka dorëzuar notë diplomatike Islandës në shenjë reagimi ndaj trajtimit të cilit iu nënshtrua kombëtarja turke e futbollit në aeroport.

Nota diplomatike është dërguar nëpërmjet ambasadës turke në Oslo, për të dënuar trajtimin e zyrtarëve islandezë ndaj futbollistëve dhe stafit teknik turk në Aeroportin e Keflavikut.

Në notë është tërhequr vëmendja se si zyrtarët islandezë për një kohë të gjatë e kanë lënë në pritje ekipin turk gjatë kontrollit të pasaportave, janë kontrolluar hollësishëm gjërat personale dhe është shfaqur mungesë respekti dhe qëndrime agresive ndaj futbollistëve.

Nga Islanda është kërkuar të merren masa shtesë sigurie, ndërsa sjellja ndaj Kombëtares Turke është dënuar.

Ndërkohë, Fazlı Çorman, ambasadori i Turqisë në Oslo, është nisur për në Islandë për të theksuar shqetësimet e Turqisë dhe për të siguruar marrjen e masave të nevojshme.

Ndryshe, reagimi i Turqisë vjen pasi ekipi përfaqësues për ndeshjet e eliminimit për kampionatin evropian EURO 2020 mbrëmë iu nënshtrua një pritjeje të gjatë dhe një kontrolli të detajuar në aeroportin në Islandë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit