12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Turqia gjatë periudhës janar-gusht eksportoi çaj me vlerë 5 milionë e 715 mijë dollarë

Më të lexuarat

Turqia gjatë periudhës janar-gusht eksportoi çaj me vlerë 5 milionë e 715 mijë dollarë.

Nga Turqia, në 8 muajt e parë të vitit u eksportua çaj në 96 vende. Në periudhën në fjalë, në këmbim të 1 mijë e 439 ton çaji u fituan 5 milionë e 715 mijë dollarë.

Në eksportin e çajit vendin e parë e zuri Gjermania me 128 ton çaj. Nga eksporti i realizuar ndaj këtij vendi u fituan 770 mijë dollarë. Në të njëjtën periudhë në Republikën Turke të Qipros së Veriut u shit çaj me vlerë 634 mijë dollarë ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shit çaj me vlerë 576 mijë dollarë.

Në të njëjtën periudhë, eksporti i çajit nga Deti i Zi ishte 1 mijë e 9 ton çaj me vlerë 2 milionë e 999 mijë e 362 dollarë.

Fluksi i turizmit kontribuoi edhe në eksportin e çajit.

Me intensifikimin e turistëve arabë në rajonin jugor të Detit të Zi në këto kohët e fundit ka pasur një rritje të rëndësishme të kërkesës për çaj në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropian zënë vendet e para në radhitjen e listës së eksportit të çajit, vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme në eksportit e çajit kundrejt Arabisë Saudite, Katarit e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pritet që shifrat e eksportit të çajit të rriten edhe më shumë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit