7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia do të pranojë refugjaten afgane 106-vjeçare që pritet të deportohet nga Suedia

Më të lexuarat

Turqia ka vendosur që të mirëpresë gruan afgane 106-vjeçare, e cila si refugjate e mbërritur në Suedi nuk mundet dot të marrë azil. Lajmi është bërë i ditur nga media turke, të cilat i janë referuar një vendimi të Ministrisë së Jashtme të këtij vendi.

106-vjeçarja Bibihal Uzbeki bëri një udhëtim të rrezikshëm për në Evropë, e mbajtur nga djali dhe nipi i saj nëpër male, shkretëtira dhe pyje. Ajo është me aftësi të kufizuara dhe nuk mund të flasë.

Udhëtimi i tyre ishte tituj mediash në vitin 2015, kur ata ishin pjesë e një fluksi të madh njerëzish që erdhën në Evropë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vende të tjera. Ata udhëtuan në këmbë dhe në një tren nëpër Ballkan, përpara se të arrinin në Suedi. Dy vjet më vonë, ajo dhe 11 anëtarët e saj të familjes jetojnë në fshatin e vogël të Hovës, në Suedi qendrore.

Kur kuptoi lajmin e refuzimit të azilit nga autoritetet sudeze, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej dhe ajo pësoi një goditje që e dobësoi edhe më tepër.

Para udhëtimit të tyre në Suedi, familja kishte jetuar ilegalisht në Iran për tetë vjet. Ata u larguan nga Afganistani për shkak të luftës dhe pasigurisë së vazhdueshme.

Tashmë do jetë Turqia që do i bëhet strehë, kësaj gruaje që ndoshta përbën rastin më unikal në historinë e njerëzimit, në të qënit refugjate në moshën 106-vjeçare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit