9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia dërgon ndihmat e para humanitare në Mianmar

Më të lexuarat

Kjo është dërgesa e parë prej gjithsej një mijë ton ndihmë e cila me iniciativën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të dërgohet për muslimanët e Arakanit

ANKARA (AA) – Dërgohet autokolona e parë me ndihma humanitare nga Turqia tek autoritetet rajonale në Arakan, për pakicën muslimane Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA) tha se autokolona e parë e ndihmës humanitare me ceremoni rasti iu dorëzua shërbimeve kompetente në Arakan.

Kjo është dërgesa e parë prej gjithsej një mijë ton ndihmë e cila me iniciativën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të dërgohet për muslimanët e Arakanit.

Përfaqësuesit e zyrës së TIKA-s në Yangon dërgesën me ndihmë ushqimore dhe veshje ia dorëzuan udhëheqësve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale në Mianmar.

Zyrtarët e Mianmarit falënderuan Turqinë për ndihmën e cila sot dhe nesër me helikopterë ushtarakë do tu shpërndahet familjeve të rrezikuara në rajonet e krizës në veri të Arakanit.

“Dërgesa e parë me ndihmë erdhi në stacionin e parë. Faza tjetër është shpërndarja e ndihmës me helikopterë tek njerëzit në nevojë”, tha zëvendëskryeministri turk Hakan Çavuşoğlu.

Presidenti turk, Erdoğan, të martën bisedoi në telefon me kreun e diplomacisë dhe ministren e shtetit për punët e presidencës së Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe me këtë rast u ra dakord që TIKA e Turqisë do të bëhet organizata e parë ndërkombëtare që do të ofrojë ndihmë për civilët e rrezikuar në Arakan, ku qasje tashmë dy javë nuk ka as organizata e Kombeve të Bashkuara.

Nën pretekstin e luftimit të grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar të paktën 60 fshatra muslimane gjatë ditëve të fundit, nga të cilat dhjetëra mijëra vendas janë detyruar të ikin në Bangladeshin fqinj.

Sipas raporteve të fundit të OKB-së, rreth 150,000 muslimanë nga Arakani kanë hyrë në Bangladesh deri më tani, dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë duke pritur të kalojnë kufirin.

Për shkak të faktit se nuk ka përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në rajonin e krizës, është e pamundur të flitet për balancën e saktë të vuajtjeve në sulmet ndaj vendbanimeve muslimane. OJQ-të lokale thonë se mijëra njerëz janë vrarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit