6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia dënon përdorimin e dhunës izraelite ndaj palestinezëve

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dënoi fuqishëm ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë kundër palestinezëve të cilët organizojnë protesta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ rikujtohet se forcat izraelite ndërhyjnë kundër palestinezëve të cilët po protestojnë kundër deklaratës për Jerusalemin, e cila është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për statusin e Jerusalemit dhe të gjitha vendimeve përkatëse të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Ndjejmë pikëllim dhe shqetësim të madh për humbjen e jetës së 4 personave dhe plagosjen e qindra palestinezëve si pasojë e ndërhyrjes së forcave të Izraelit kundër palestinezëve të cilët organizojnë protesta. Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës joproporcionale të Izraelit”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit