16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqi, shpërthimi vret 25 ushtarë

Më të lexuarat

Një shpërthim në një depo municionesh në perëndim të Turqisë ka vrarë 25 ushtarë dhe plagosur katër të tjerë, njofton ushtria lokale.

Shpërthimi ka ndodhur në depon ku mbaheshin granatat. Mediat turke raportojnë se një gabim është bërë teksa ato po lëvizeshin.

Shumë nga ushtarët kishin mbetur të bllokuar brenda ndërtesës dhe u nxorrën jashtë vetëm pasi zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët.

Shumë të plagosur janë dërguar në spitalin ushtarak për mjekime të specializuara, shtojnë më tej mediat turke.

Skuadrat e shpëtimit e kanë pasur të vështirë të arrinin ushtarët e bllokuar, për shkak se shumë granata dore ishin përhapur në ambjentet e depos.

Identifikimi i personave të vrarë në vendin e ngjarjes ka qenë i pamundur për shkak të forcës së shpërthimit, njofton gazeta “Hurriyet”.

Dëshmitarë deklarojnë se me të dëgjuar shpërthimin, banorët e kryeqytetit të provincës, Afionkarahisar, dolën në rrugë pasi menduan se ishte një tërmet.

Korrespondenti i BBC në Turqi, James Reynolds deklaron se vdekja e ushtarëve vjen në një moment aktiviteti të intensifikuar të ushtrisë turke.

Avionë ushtarakë turq kanë kryer vazhdimisht sulme ajrore kundër bazave kurde në jug-lindje të vendit, në afërsi të kufirit me Sirinë. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit